Aktuale

McCain takohet me Ilir Metën

Senatori amerikan John MCcain ka arritur pranë selisë së Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të zhvillojë një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Senatori republikan u prit mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ambasadori Donald Lu.

Gjatë pasdites, rreth orës 18:00, senatori McCain do të pritet në Kryeministri nga kreu i qeverisë Rama, shkruan gazeta Shekulli.

Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri, John McCein t’u drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.

the authorE B