Bashkëpunimi i Samsung-ut me kompaninë McAfee dhe para-instalimin e antivirusit dhe softuerit anti-malware VirusScan në telefonat e ri të prodhuesit jugkorean kanë shkaktuar reagime në internet të atyre që konsiderojnë se me këtë telefonat Samsung do të jenë të ngarkuar me softuer të tepruar.
Në McAfee thonë se programi i tyre i përdorur në Galaxy S8 do ta bëjë këtë telefon më të sigurt. Përveç në telefonat mobil, VirusScan do të instalohet edhe në kompjuterët dhe televizorët e mençur Samsung, transmeton KosovaPress.
“Mbrojtja e të gjitha pajisjeve në shtëpinë tuaj janë me rëndësi kyçe. Nëse hakerët sulmojnë njërën pajisje, i gjithë rrjeti kërcënohet nga rreziku”, ka paralajmëruar zëvendës drejtori ekzekutiv në McAfee John Jamateo.
Ky është hapi i parë i kësaj kompanie, pas pavarësimit nga Intel. Megjithatë, Intel ende mban 49 për qind të aksioneve në McAfee