ShowBiz

Mc Kresha dhe Lyrical Son stërmbushin Gjilanin, mposhtin edhe Noizyn (Foto)

Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë mbajtur një nga performancat më të mëdha të tyre këtë sezon veror në Gjilan.

Dyshja e PINT qëndruan në Gjilan në Stop club, ku ata kanë performuar para mijëra adhuruesve të tyre.

Ata mbrëmjen e kaluar konkurrencë kokë më kokë kishin Noizyn, një nga artistët më të paguar shqiptarë.

Teksa Mc Kresha ka postuar momente nga performanca e madhe e tij me Lyrical Sonin, këtë gjë nuk e ka bërë Noizy, i cili pasi nuk arriti të ketë një performancë që priti vazhdoi nga Gjilani drejt Prizrenit.

Noizy sonte do të tentojë të bëjë shou në Tetovë, aty ku vazhdon serinë e turneut të tij, turne në të cilin mungojnë shumë qytete për shkaqe që ende nuk dihen.

Mc Kresha vazhdon me Lyrical Sonin dhe performancat e tyre të suksesshme gjithandej qyteteve shqiptar. /Telegrafi/

the authorE B