Sport

Mbyllet takimi Francë – Kosovë, ky është rezultati

Kosovars wave the flag of independent Kosovo which was unveiled at the parliament after the declaration of independence from Serbia on February 17, 2008 in Pristina. The flag depicts a yellow outline of the newborn European nation on a dark blue field, accompanied by six stars. With yelps of joy, and tears in many eyes, Kosovo Albanians embraced independence Sunday as they poured back onto the streets of the capital Pristina that basked in wintry sunshine. AFP PHOTO/ARMEND NIMANI (Photo credit should read Armend Nimani/AFP/Getty Images)

Duket se as moti më shi në ndeshjen e parë të “Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’, nuk ishte në anën e Kombëtares A-femrat pasi pësuan me rezultat 6:0 në duel me Kombëtaren e Francës (B), njofton FFK.

Pranimi i golit shumë herët qysh në minutën e 3-të, me gjasë i dekurajoi tej mase vashat tona, të cilat në këtë ballafaqim hynë edhe me një respekt të tepruar ndaj Francës, e cila barte me vete një bagazh të madh të përvojës ndërkombëtare, gjithsesi e përcjellë edhe me cilësi individuale dhe kolektive.

Futbollistet e Kosovës me gjithë orvatjet dhe dëshirën që të bëjnë diçka më shumë në këtë përballje ishte e kot, sepse fati deshi që në hapje të këtij turneu të ballafaqohen me Kombëtaren jo të barabartë në asnjë aspekt. Si do qoftë kjo duhet t’u shërbejë vashave tona si mësim për ndeshjet tjera.