Sport

Mbyllet sezoni për Lamelan

Erik Lamela do t’i nënshtrohet një operacioni për të sanuar lëndimin që po e mundon tash e sa kohë.

Vazhdojnë problemet fizike për futbollistin e Tottenham, i cili nuk do të mund të kthehet më në këtë sezon, pasi që do të operohet në këmbë.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi i Tottenham, ku sqarohet gjithashtu se lojtari do t’i nënshtrohet edhe një operacioni. Mbyllet kështu me vetëm 14 ndeshje dhe dy gola të shënuar, ky sezon për Lamelan, i cili që prej tetorit të vitit të kaluar ka pasur telashe të njëpasnjëshme me lëndimet.

Pas operimit, 25-vjeçari pritet të nisë fazën e rehabilitimit në mënyrë që të përgatitet për stinorin e ardhshëm.