Sport

Mbyllet Austria e Vienës-Kukësi, a e keni pritur këtë rezultat?

Kukësi ka pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë kundër Austrisë së Vienës.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër të eliminatoreve për Ligën e Evropës, u fitua nga austriakët 1:0.

Kukësi bëri një paraqitje shumë të mirë, edhe pse pati përballë një skuadër shumë të fortë si Austria.

Skuadra shqiptare lëshoi një rast të pabesueshëm në minutat shtesë, kur Emini goditi shtyllën para portës pothuajse të zbrazët.

Tani Kukësi kërkon kualifikimin nga ndeshja e dytë, e cila zhvillohet në “Elbasan Arena”.