Sport

Mbyllet afati kalimtar në Kinë, Bale mbetet në Evropë

Afati kalimtar i transferimeve është mbyllur në Kinë, që do të thotë se nuk do të jetë destinacioni tjetër i Gareth Bale.

Ekipet u lejuan të regjistrojnë lojtarë të rinj deri më 31 korrik në orën 18:00, që do të thotë se uellsiani nuk do të transferohet në vendin aziatik këtë verë.

Real Madrid nuk ishin të nxituar për të lejuar që Bale të bashkohej me Jiangsu Suning si transferim i lirë, ndërsa ekipi kinez nuk ishte i gatshëm të plotësonte kërkesat e Los Blancos dhe marrëveshja dështoi, transmeton lajmi.net.

Jiangsu e kompletoi skuadrën e tyre duke nënshkruar me Ivan Santini dhe Bale është ende në kërkim të ekipit të tij të ardhshëm.

Premierliga mund të jetë një opsion për Bale, por dritarja e transferimeve në Angli përfundon më 8 gusht. /Lajmi.net/