Meryem Uzerli është njëra ndër aktoret e njohura dhe të dashura për publikun, për të cilën shkruhet dhe komentohet mjaft.
Duke pasur parasysh faktin se ka numër të madh të fansave në botë, ”Sulltanesha Hyrem”, po mundohet që të qëndrojë sa më afër tyre. Edhe aktorja turke sikurse edhe shumica e emrave të njohur po shfrytëzon rrjetet sociale për të ndarë momente nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shihet me një fustan e mbuluar nga koka deri te këmbët. Ndryshe, Meryem vazhdon karrierën e saj si aktore me sukses në Turqi, ku është e angazhuar në projekte të ndryshme.