Sport

Mbrojtësi i Juventusit e refuzon Besiktasin

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, e ka hedhur poshtë mundësinë për t’iu bashkuar kampionit të Turqisë, Besiktas.

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Lichtsteiner ka vendosur të qëndrojë te Juventusi, përkundër pamundësisë për të luajtur në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, transmeton Express.

Megjithatë, zvicerani mund të largohet nga Juve me parametra zero vitin e ardhshëm kur edhe i mbaron kontrata. /Express/