Rajon & Botë

Mbi 200 të arrestuar në Paris pas protestës së 1 Majit

Mbi 200 persona janë arrestuar  nga policia në Francë pas protestave të ashpra për ‘1 Majin’.

Protestuesit të maskuar thyen dritaret e dyqaneve dhe i vunë flakën disa restoranteve e makinave në Paris.

Sipas autoriteteve rreth 1 200 protestues hodhën sende të forta në drejtim të policisë.

Shkak i protestave shihet edhe pakënaqësia e qytetarëve ndaj presidentit francez Emmanuel Macron.

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collombo shprehet: “Dënoj fort dhunën në kuadër të 1 Majit në Paris.

Është bërë çdo gjë e nevojshme për të ndaluar trazirat dhe për të arrestuar përgjegjësit.”, përfundon ai shkruan tgcom.it.

the authorE B