Sport

Mbappe: I thash jo kësaj skuadre

Kylian Mbappe ka treguar se ka refuzuar kalimin në Manchester City

Sulmuesi i ri i PSG-së, Kylain Mbappe ka treguar se ka pasur mundësi të transferohet në Manchester City, por e ka refuzuar skuadrën angleze.

Megjithatë, Mbappe thotë se e ka refuzuar vetëm Cityn dhe jo edhe trajnerin Pep Guardiola.

“Nuk i thash jo Guardiolas, por i thash jo Manchester Cityt. Kur u takova me të, ne folëm rreth taktikave dhe si ai do të më kishte përdorur në fushë. Ai është një trajner që e ndjen futbollin”, tha Mbappe.

“Ai ka fituar kudo dhe transmeton pasion të ju. i dua trajnerët që flasin vetëm për futboll”. /Express/