Bashkëlojtari i Neymarit në Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, e ka shprehur mbështetjen e tij për brazilianin, pasi që ky i fundit mbeti i lënduar dhe si rrjedhojë do ta humbë turneun e Kupës së Amerikës.
Sulmuesi, i cili për momentin po përballet me akuza për përdhunim, e pësoi një lëndim të rëndë në kyçin e këmbës së djathtë në ndeshjen miqësore të Brazilit kundër Katarit, transmeton Gazeta Express.
“Lajm i keq, vëlla”, shkroi Mbappe në Twitter.
“E di sa e rëndësishme është kjo garë për ty, por ti do të kthehesh më i fuqishëm. Vazhdo të buzëqeshësh, kjo gjithmonë të bën më të fuqishëm”.
🇫🇷✊🏽🇧🇷
Triste nouvelle pour toi mon frère, je savais à quel point cette compétition était importante pour toi mais tu vas revenir plus fort encore. Garde ton sourire, il fera toujours ta force 🙏🏽@NeymarJr pic.twitter.com/Vcx5TG8u6J
— Kylian Mbappé (@KMbappe) June 6, 2019
Federata e Futbollit e Brazilit e ka konfirmuar se futbollisti e ka lënduar kyçin e djathtë të këmbës të mërkurën. Për shkak se ai e ka këputur ligamentin në atë vend, braziliani do të mungojë për një kohë më të gjatë. /Gazeta Express/