Sport

Mbappe për pak sa nuk iu bashkua Real Madridit para krizës së koronavirusit, sipas Rothen

Është vetëm çështje kohe kur Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit, sipas Jerome Rothen, i cili thotë se ylli i Paris Saint-Germain ishte buzë kalimit te gjiganti i La Ligës para se të shpërthente pandemia koronavirus.

Për Mbappen vazhdon të përflitet se do t’i bashkohet Madridit, ku trajneri Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se e adhuron sulmuesit e Kombëtares së Francës, transmeton Gazeta Express.

21-vjeçari, i cili e ndërroi Monacon për rivalin francez PSG-në në vitin 2017, ka kontratë deri më 2022 me parisienët, por pavarësisht ai nuk është gati t’ia përkushtojë të ardhmen kampionit të Ligë 1 përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të klubit.

Ish-mesfushori i PSG-së Rothen ka thënë se Mbappe gati sa nuk nënshkroi me Real Madridin para krizës së shkaktuar nga Covid-19 – si pasojë e të cilët kanë vdekur rreth 110.000 njerëz në gjithë botën.

“E di nga burime të afërta brenda klubit se marrëveshja për transferimin e Mbappes në Real Madrid ishte pothuajse e kryer”, ka thënë Rothen, i cili i fitoi dy tituj gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar në PSG.

“Por duke e parë këtë që po ndodh, jam i sigurt që kalimi i Mbappes në Real Madrid do të shtyhet”, shtoi ai.

“Nuk ka shanse që Mbappe ta vazhdojë kontratën me PSG-në. Ekziston një marrëveshje mes klubeve sepse PSG-ja e lejoi Mbappen të largohet këtë verë. Sipas meje, është vetëm çështje kohe”, theksoi ai.

the authorGazetaKNN