Sergio Ramos ka folur për transferimin e mundshëm të Kylian Mbappe nga Monaco në Real Madrid
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i ka bërë me dije yllit të ri të Moancos, Kylian Mbappe që i ka dyert e hapura për transferim në ‘Santiago Bernabeu’
“Për të folur për lojtarët të cilët nuk i përkasin klubit tonë është një humbje kohe. Ai është një lojtar i madh, por ne tashmë kemi lojtar të shkëlqyer”, ka thënë Ramos.
“Në fund futbollin e lëvizin parat, dhe njerëzit mund të paguajnë atë që duan. Nëse ai dëshiron të vijë në Real Madrid dyert do të jenë të hapura”, ka theksuar Ramos.
Përveç Real Madridit, Mbappe kërkohet edhe nga Manchester City dhe PSG. /Express/