Sport

“Mbappe mos u largo nga Monaco”

Presidentja e Ligës së Futbollit të Francës ka kërkuar nga Kylian Mbappe që mos të largohet nga Moanco

Nathalie Boy de la Tour, presidentja e Ligës së Futbollit të Francës (LFP), ka folur për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Ajo shpreson që ylli francez mos të largohet nga Monaco, pavarësisht ofertave që ka nga Real Madrid, Barcelona e PSG.

“Unë dua që ai të qëndrojë. Futbollit francez ka nevojë për njerëz të rinj të nivelit të Mbappes. Monako ka demonstruar aftësinë për t’i rritur lojtarë interesante.”, ka deklaruar ajo. /Express/