Sport

Mbappe mezi pret të përballet me Buffonin

Monaco do të ndeshet të mërkurën me Juventusin.

Një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit evropian, Kylian Mbappe e pret me padurim ballafaqimin me njërin prej portierëve më të mirë të botës, Gianluigi Buffon.

Sulmuesi 18-vjeçar i Monacos e pranon se Juve ka një skuadër shumë kualitative, por i paralajmëron kundërshtarët se ekipi francez është i gatshëm që të luftojë deri në fund për të arritur finalen e Ligës së Kampionëve.

“Buffon ka shkruar historinë me karrierën fantastike që ka pasur dhe ende mbetet një prej më të mirëve në botë”, ka thënë Mbappe për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Jam i lumtur që do të përballem me të, pasi që duhet të punosh shumë për të pasur për kundërshtar lojtar si Buffon dhe kur vjen mundësia duhet të japësh më të mirën për skuadrën tënde”.

“Juve ka një ekip të fortë, por edhe ne kemi mjaft kualitet që besoj se mund t’i arrijmë të kualifikohemi”, ka përfunduar ai.