Sport

“Mbappe është lojtari më i mirë në botë”

Harrojeni Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon, Tiemou Bakayoko beson se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë pas shkëlqimit të tij me Francën në Kampionatin Botëror.

Mbappe është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri i Botërorit dhe ka shënuar gol në fitoren 4-2 kundër Kroacisë në finale, transmeton Gazeta Express.

“Nuk jam i befasuar, ai është shumë i ri por shumë i pjekur”, tha Bakayoko për Goal.

“Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe mendoj se me karakteristika e tij ai është më i miri në botë”.

“Mos harroni se ai është shumë i ri dhe nuk është e lehtë të luash kundër lojtarëve më të vjetër dhe të jesh aq i shpejtë në fushë”. /Gazeta Express/