Me vetëm 18 vjet është shndërruar në një yll të vërtetë të futbollit, i cili lakmohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, shkruan zeri.info. Bëhet fjalë për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe, i cili duket se ka vendosur për të ardhmen.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, “Marca”, Mbappe është i gatshëm të transferohet në Real Madrid gjatë verës. Anëtari i kombëtares franceze ka shkëlqyer me Monacon gjatë këtij edicioni në Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve.
Është ndër më të merituarit që skuadra e tij e kryeson renditjen në Francë, ndërsa gjendet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Nuk arriti të shënojë në ndeshjen e parë kundër Juventusit, të cilën italianët e fituan me 2:0, por ka shënuar kundër skuadrave të mëdha, Manchester City e Borussia Dortmund./Zëri/