Aktuale

Mban të mbyllur me dhunë gruan në shtëpi, arrestohet prizrenasi

Policia në Prizren ka arrestuar një person, i cili dyshohet se po mbante me dhunë bashkëshorten të mbyllur në shtëpi.

Policia me këtë rast ka konfiskuar tetë fishekë, ndërkaq në një lokacion tjetër, të po të njëjtit person, i ka konfiskuar edhe një armë tjetër./Indeksonline/

Ky është njoftimi i policisë:

Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar bashkëshorti i saj është duke e mbajtur në shtëpi, me dhunë, presion dhe kërcënime. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar tetë fishekë, ndërsa gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se posedon edhe armë AK -47 te cilën e ka në një lokacion tjetër në të njëjtën lagje. Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar edhe armën automatike tip AK-47 me karikator, 3-fishekë kalibër i panjohur. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

the authorE B