Federata e Pingpongut të Kosovës sot dhe nesër organizon garat ekipore.
Derbi konsiderohen ndeshjet Lidhja e Prizrenit – Theranda I, si dhe Hasan Prishtina – Theranda I.
Të shtunën do të zhvillohen 2 xhirot e radhës në Ligen e Juniorëve, ndërsa të dielën 2 xhirot e Ligës së Parë (M). Pritet të ketë shumë ndeshje interesante.