Sport

Mayweather thotë se meçi ndaj McGregor nuk do të zhvillohet në distancë

Floyd Mayweather thotë që meçi ndaj Conor McGregor në Las Vegas më 26 gusht nuk do të zhvillohet në distancë.

40-vjeçari ka fituar të gjitha (49) ndeshjet e tij profesionale, por nuk ka boksuar që nga shtatori i vitit 2015 dhe u rikthye nga pensionimi vetëm për betejën ndaj irlandezit, transmeton portali arbresh.info.

Conor McGregor është një luftëtar i arteve marciale dhe nuk ka boksuar në mënyrë profesionale.

“Ai synon të përfundoj meçin herët, unë synojë gjithashtu të përfundoj meçin herët – lufta nuk do të zhvillohet në distancë”, ka thënë Mayweather.

Meçi i fundit i amerikanit ishte fitorja me pikë ndaj Andre Bertos./arbresh.info