Mayweather pranoi meçin me McGregorin shkaku i tifozëve
Legjenda e boksit, Floyd Mayweather ka thënë se “po ua jap njerëzve atë që dëshirojnë”, duke dalë nga pensioni për të boksuar kundër kampionit irlandez të UFC-së, Conor McGregor.
Ish-kampioni i botës në pesë kategori të boksit, Mayweather 40-vjeçar, është tërhequr nga boksi në vitin 2015 pa asnjë humbje në 49 meçe të zhvilluara, shkruan BBC.
Lufta në kategorinë e peshave të lehta, do të jetë njëra prej më të shtrenjtave në historinë e boksit, duke iu siguruar boksierëve mbi 100 milionë euro për kokë.
“Njerëzit apo bota e ka kërkuar këtë meç. Unë kam qenë në pension, por ata kanë dashur që të kthehem dhe jam kthyer për t’ua plotësuar dëshirën”, është shprehur Mayweather.
Mayweather do të boksojë kundër McGregorit më 28 gusht të këtij viti në Las Vegas. /Express/