Theresa May do të vizitojë Buckingham Palace në ora 13:30 për t’i kërkuar leje Mbretëreshës së Britanisë së Madhe për ta formuar qeverinë e re britanike, përkundër faktit se e ka humbur shumicën në Parlamentin britanik dje gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.
Kryeministrja është duke tentuar që të mbetet në pozitë në bazë të mirëkuptimit se Partia Demokratike Sindikaliste do ta përkrahë administratën e saj pakicë.
Kur vetëm edhe një ulëse ka mbetur për t’u deklaruar, Partisë Konservatore të May i mungojnë tetë ulëse për ta arritur shifrën e 326 ulëseve të nevojshme për ta pasur shumicën për formimin e qeverisë.
Ndërkohë, lideri i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, i ka bërë thirrje asaj që të japë dorëheqje, duke thënë se Partia Laburiste është e gatshme të udhëheqë.