Sport

Mavraj ironizon izraelitët (Foto)

Mërgim Mavraj, kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka ironizuar përfaqësuesen e Izraelit, për të cilën janë marrë shumë masa sigurie në ditët e fundit në Shqipëri

“Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”, përcjell Express.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet të shtunën nga ora 20:45 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’. /Express/