Sport

Matthaus: Bayernit po i mungojnë këta dy futbollistë

Lothar Matthaus ka thënë se Bayern Munichut po i mungojnë dy lojtarët që u pensionuan këtë sezon Philip Lahm dhe Xabi Alonso
Bayern Munich ka pasur shumë problem gjatë fazës përgatitore, por ka arritur të fitoi Superkupën e Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.

Sipas legjendës së Bayernit, Lothar Matthaus, skuadrës po i mungojnë shumë dy lojtarët që u pensionuan këtë sezon, Philip Lahm dhe Xabi Alonso.

“Lahm dhe Alonso mungojnë jo vetëm në fushë, por kanë lënë një hapësirë të madhe edhe në dhomat e zhveshjes”, tha Matthaus.

“Mendoj se shumica e atyre që nuk janë futbollistë profesionistë nuk e kanë idenë se sa e rëndësishme është një hierarki që funksionon në ekip. Bayerni ka humorist në ekip, motivues dhe disa lojtarë që u ka peshë fjala, por mungojnë këto dy personalitete ku mund të orientohen lojtarët e rinj”. /Express/