Sport

Matthaus: Ancelotti, reago ose do të kesh kaos total (Foto)

Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus, ka paralajmëruar trajnerin Carlo Ancelotti që mund të ketë kaos total në skuadër

Javët e fundit Bayern Munich është në krizë të madhe, ku përveç që skuadra nuk po luan mirë, disa lojtarë kanë filluar të shfaqin pakënaqësitë e tyre.

Fillimisht u bë debat mosaktivizimi i Thomas Muller, pastaj Lewandowski kritikoi blerjet dhe në fund Ribery reagoi shumë keq pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Anderlechtit në Ligën e Kampionëve.

Lothar Matthaus ka paralajmëruar Ancelottin që të marrë masa, ose do të ketë kaos në skuadër. Ai madje kërkoi nga italiani që nëse është nevoja të dërgojë dikë edhe në tribuna.

“Ancelotti duhet të tregohet i ashpër. Më shumë se sa ka qenë në një vit e gjysmë, ose në të kundërtën do të ketë kaos total. Nuk e di nëse do ta bëjë këtë, ose e ka bërë tashmë”, tha Matthaus për Bild.

“Ancelotti duhet të bisedojë me skuadrën. Ai duhet ta bëjë skuadrën gati dhe të fillojë të luajë më mirë. Ai duhet t’i disiplinojë lojtarët e tij nëse dëshiron sukses. Nëse është nevoja, dikë duhet ta dërgojë edhe në tribuna”.

Krejt në fund gjermani e pranoi se shkaku i këtyre problemeve skuadra nuk po luan mirë, pavarësisht se po i fiton ndeshjet. /Express/