Burrat gjermanë po përfitojnë nga emigrantët, duke pretenduar në mënyrë të rreme që të marrin atësinë e fëmijëve të refugjatëve në këmbim të parave “cash”.
Skema lejon që fëmijët emigrantë të bëhen shtetas gjermanë dhe nënat e tyre të qëndrojnë në Gjermani.
Alarmi u ngrit nga prokuroria gjermane dhe mediat, raporton “BBC”.
Gratë shtatzëna u paguajnë burrave gjermanë mijëra euro për të pretenduar se janë etërit e fëmijëve të tyre, sipas një hetimi nga gazeta gjermane “RBB”.
Gratë, të cilat zakonisht hyjnë në vend nëpërmjet vizave turistike, vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë Evropën Lindore, Ballkanin, Azinë dhe Afrikën.
Burrat, të cilat janë zakonisht të papunë, kanë shumë pak për të humbur, shkruan Syri.net. Kështu, shteti bëhet përgjegjës për mbështetjen e grave dhe fëmijëve nëpërmjet pagesave të mirëqenies.
Sipas RBB, vetëm Berlin ka parë rreth 700 raste të atësisë të rreme në muajt e fundit.
“Ne po flasim për një numër të madh rastesh që hasim çdo muaj – tha prokurori i Berlinit Martin Steltner – Në disa raste kemi njerëz që kanë pohuar atësinë për më shumë se dhjetë foshnja.”
Një rast i cituar nga mediat foli për 70 gra shtatzëna vietnameze të cilat ishin jetonin në të njëjtën shtëpi në Berlin.