Këngëtarja Bleona Qereti është shumë shpesh e pranishme në titujt e medieve rozë.Ajo është goxha aktive në rrjete sociale duke publikuar vazhdimisht imazhe të reja, shkruan lajmi.net.
Në Insta-Story, ajo ka postuar një foto në të cilën ka treguar se gjatë një emisioni e “martuan” me kantautorin Flori Mumajesi.
“Ja pra #zemra @iamflorimumajesi na martuan edhe ne!!! Befshi hajer- do ta kemi parasysh”, ka shkruar këngëtarja.
I papritur ishte reagimi i Florit i cili e ripostoi atë fotografi dhe shkroi “Kur te bie bingo”.