Zyrtarët e LDK-së marrëveshjen e sotme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për demarkimin e kufirit, po e cilësojnë të njejtë me atë të vitit 2015. Sipas tyre PDK ka humbur tri vjet pikërisht për këtë marrëveshje. Për këtë ka reaguar ish gazetarja, Arbana Xharra duke thënë se LDK po manipulon me publikun. Ajo thotë se disa deputetë të LDK-së e kishin penguar demarkacionin ndërsa sot po kritikojnë.
“Sot paska dalë “Brezi i Republikës” dhe me hipokrizi politike po e manipulon publikun, se gjoja PDK-ja e paska zvarritur tre vjet”, shkruan Xharra, transmeton Gazeta Express.
Statusi i plotë i saj:
Qeveria e kaluar ka rënë për shkak se LDK-ja ka dështuar të mbledhë votat për ta votuar demarkacionin. Edhe pse Isa Mustafa ka pas vullnet, shumë mirë e dimë se cilët deputetë të LDK-së e kanë penguar atë. Sot paska dalë “Brezi i Republikës” dhe me hipokrizi politike po e manipulon publikun, se gjoja PDK-ja e paska zvarritur tre vjet. Madje, edhe Joe Bidenin e ka gënjyer LDK-ja se i kanë numrat dhe e kanë dështuar kalimin e demarkacionit në Kuvend, kurse sot pa fije fytyre edhe kritikojnë. Vonë – shumë vonë, nuk po u pinë më ujë kjo përpjekje e turpshme për të gënjyer publikisht!