Beppe Marotta, menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, nuk i frikësohet Barcelonës
Shorti i Ligës së Kampionëve ka vendosur që Juventus dhe Barcelona të jenë pjesë e Grupit B së bashku me Olympiacosin dhe Sportingun.
Beppe Marotta beson se Barcelona nuk është më e njëjta skuadër, siç ishte në tre sezonet e fundit, përcjell Express.
Juventus e kishte eliminuar ekipin katalunas në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, me rezultat të përgjithshëm 3:0.
“Çdo grup ka rreziqet e veta dhe është e rëndësishme që të jeni në formë kur luani këto ndeshje. Por, Barcelona është dobësuar me largimin e Neymarit”, tha ai për Mediaset.
Marotta nuk beson se Ousmane Dembele mund të zëvendësojë një lojtar siç është Neymar, i cili u transferua në PSG për 222 milionë euro. /Express/