Aktuale

Markoviq: Hyrja në NATO na ka ndihmuar, nuk ka paqe e stabilitet në rajon pa Ballkanin

Është duke u zhvilluar një ndër takimet më të rëndësishme të përfaqësuesve të Ballkanit me të dytin e shtetit të SHBA-ve, Mike Pence.

Me këtë rast kryeministri malazez, Dusko Markoviq ka theksuar se vizita e zyrtarit amerikan tregon qëllimin dhe përkrahjen e SHBA-së për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Kjo është vizita e parë e tij në rajon, ShBA kanë rol të rëndësishëm për ne dhe me iniciativën tuaj në kartën e Adriatikut, janë tri vende që janë anëtarësuar në NATO. Kjo platformë është e duhura për të treguar qëllimet tona. Maqedonia për këtë arsye, shpresoj se në vitin 2018 do të marr përsipër kryesimin dhe është një ekip e jona e angazhuar në Afganistan . Jemi të vetëdijshëm për rreziqet që ballafaqohet aleanca dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë për sfidat që janë të përbashkëta”, ka thënë Markoviq, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se Mali i zi është anëtarja e re e Aleancës dhe se qëllimi i tyre është të bëhen pjesë e saj sepse është arritje historike

“Hyrja në NATO e forcon shtetësinë tonë dhe siguron të ardhmen tonë, Mali i zi është i gatshëm të shpërndaj përvojën dhe të jap kontributin për paqe e stabilitet. Hyrja në NATO na ka ndihmuar shumë dhe nuk ka paqe e stabilitet në rajon pa Ballkanin. Nuk duhet të presim nga të tjerët të bëjnë punët tona. Në mal të zi e dimë që kemi detyra të shtëpisë dhe jemi të gatshëm të merremi me problemet tona duke gjetur zgjedhje”, ka shtuar ai./Indeksonline/

the authorE B