Në pak ditë moderatorja Marina Vjollca do të lidhet në martesë me reperin e njohur kosovar Getoar Selimi.
Ajo është duke u marrë me përgatitjet përfundimtare të dasmës, e cila pritet të zhvillohet në datën 10 shtator.
Të gjithë jemi kureshtarë sesi do të duket Marina me fustanin e bardhë të nusërisë, i cili këtë herë nuk do të jetë thjesht për një sfilatë. E në fakt disa muaj më herët kujtojmë që Marina ka shkëlqyer në sfilatën e organizuar nga Alketa Vejsiu, ku është shfaqur rrezëllitëse si nusja kryesore e kësaj sfilate.
Por kjo nuk ka qenë hera e parë që bukuroshja ka veshur fustanin e bardhë. Në këto foto shohim se disa vite më parë Marina është veshur si nuse për kopertinën e një reviste duke u dukur vërtetë e mahnitshme.
Tashmë për ta parë sërish kështu do të na duhet të presim datën e caktuar për zhvillimin e ceremonisë në Gjirin e Lalzit./Gazeta Express/