E keni parasysh që gjëja që urrejmë më shumë te motrat është fakti se ato na i marrin veshjet apo aksesorët tanë dhe i përdorin?
Epo, të njëjtat “halle” kanë edhe motrat Vjollca, Luana dhe Marina. Vihet re se Luana dhe Marina kanë të njëjtat syze dielli transparente dhe ato nuk e kanë aspak problem të bëjnë fotografi me to, pa e vrarë shumë mendjen që ndajnë të njëjtat palë bashkë.
Tani që e morëm vesh që edhe motrat Vjollca s’e kanë problem të ndajnë gjërat bashkë, ne kemi një justifikim gati për ta përdorur kur motrat tona bëjnë naze! /Blitz.al/