Aktuale

Marihuanë dhe mulli për substanca narkotike në veturë

Dy persona janë arrestuar në Vushtrri, pasi në veturën e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancave narkotike të llojit Marihuanë dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Policia thotë se ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy të dyshuar meshkuj, të cilët më pas janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./KosovaPress/

the authorE B