Sport

Marchisio flet për transferimin shokues të Bonuccit në Milan

Marchisio ka folur për transferimin shokues të Bonuccit në Milan, teksa beson se Rugani mund ta zëvendësojë atë.
Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, insiston se Juventusi e “respekton” vendimin e Leonardo Bonucci pas transferimit në Milan.

31 vjeçari beson se hapësirën e lënë bosh nga Bonucci do ta mbulojë për mrekulli i riu, Daniele Rugani.

“Bonucci? Ishin negociata të shpejta dhe e respektojmë vendimin e Leos”, tha mesfushori italian.

“Edhe më tej kemi mbrojtësa të mirë: Rugani, i cili është i ri, është pjekur dhe mund të bëhet edhe më i mirë”, theksoi më tej Marchisio. /Gazeta Express/