Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona u shpall sot Qytetar Nderi i Napolit, qytet në të cilin ai ka luajtur nga viti 1984 deri më 1991.
Sot do të mbrëmje do të mbahet një festë e madhe në sheshin qendror të qytetit, për të festuar këtë ngjarje.
Të hënën, Bashkia vendosi t’i japë titullin Qytetar Nderi Diego Armando Maradonës, për shkak të ndjenjave miqësore, vlerësimit, mirënjohjes, admirimit dhe dashurisë së qytetit të Napolit ndaj tij, raporton AFP.
Ky vendim ngjalli kritika në Napoli, por kryetari i Bashkisë, Luigi de Magistris e justifikoi këtë me faktin se “Maradona ka pasur aftësinë për të bashkuar napolitanët, i ka bërë të ëndërrojnë dhe kjo ëndërr është bërë realitet”.
Maradona, i cili ka mbajtur numrin 10, ka drejtuar ekipin e Napolit drejt dy titujve kampion të Italisë, në vitin 1987 dhe 1990.
“Shtetësinë, e kam merituar në fushë”, deklaroi Diego Maradona, 56 vjeç, gjatë një konference shtypi dje në mbrëmje duke konfirmuar se sot do të ishte një prej atyre ditëve që nuk harrohet kurrë.