Sport

Maradona sërish me kritika për Icardin

Nuk kanë të ndalur kritikat e legjendës argjentinase për futbollistin e Interit.

Diego Maradona ka shprehur edhe njëherë antipatinë që ka për Mauro Icardin dhe ftesa e këtij të fundit në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror nga trajneri Jorge Sampaoli, nuk i pëlqen fare El Pibe D’Oros.

Maradona thënë se Icardi nuk mund të bëhet asnjëherë një lojtar i madh sa ishte Gabriel Batistuta, transmeton KosovaPress.

“Kur e shikoj sot formacionin e Argjentinës ndihem i frikësuar. Mendoj se ka lojtarë më të mirë për t’u zgjedhur nga trajneri”.

“Icardi? Nëse duan të gjejnë tek ai Batistutan e ri, po bëjnë një gabim të madh”, ka thënë Maradona.

Ai mendon se legjenda e Interit, Javier Zanetti ka pasur ndikim të madh në ftesën që ka marrë Icardi. “Zanetti e futi atë në përfaqësuese”, theksoi Maradona.