Sport

Maradona: Ky ekip nga “Euro 2016” nuk ka lidhje me top!

Diego Maradona ka kritikuar ashpër ekipin e Anglisë për dështimin në “Euro 2016”.

Diego Maradona ishte i veçantë gjatë karrierës së tij si futbollist, kurse mbetet i tillë edhe sot në analizat e tij për ndeshje të caktuara.

Pikërisht në fillim të fazës çerekfinale në “Euro 2016” Maradona ka analizuar rrugëtimin e disa prej skuadrave më të mëdha, duke përfshirë ato që janë eliminuar dhe të tjerat që synojnë të arrijnë sa më larg gjatë garës në Francë.

Në përgjithësi, ai nuk beson se Evropiani ka sjellë ndonjë befasi të madhe, në përjashtim të Islandës.

“Në çerekfinale është vetëm një befasi, Islanda”, deklaroi Maradona për “The Times of India”, përcjell “Lajmi.net”.

Ai ka kritika të ashpra për Anglinë.

“Islanda e bëri Anglinë të duket qesharake, se si vrapojnë rreth e rreth, pa kuptim. Anglia është skuadër e mbivlerësuar, pa talentë dhe pa qëndrueshmëri. Por, nuk besoj se Islanda mund ta befasojë edhe Francën”, u shpreh ai para duelit mes Islandës dhe Francës të dielën.