Diego Armando Maradona ka folur rreth së ardhmes së Lionel Messi në kombëtaren e Argjentinës.
Sipas legjendës së futbollit argjentinas, nuk ka gjasa që Messi të rikthehet në kombëtare, pas pensionimit që ka paralajmëruar me të përfunduar Kupa e Amerikës, transmeton KosovaPress.
Përkundër premtimeve që trajneri i ri i Argjentinës, Edgardo Bauza ka dhënë për tifozët, se do ta bind Messin për t’u kthyer në përfaqësuese, Maradona ka mendim tjetër.
“Nuk besoj se Bauza do të arrijë që ta bind Messin për t’u rikthyer. Ky është mendimi im, ndoshta mund ta kem gabim”, ka deklaruar ish-trajneri i kombëtares ‘Albiceleste’.