Sport

Maqedonia fiton tri pikët e para në grupin e Shqipërisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka shënuar fitore prej 3:0 si mysafir kundër Lihtenshtajnit, në grupin G.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rheinpark” në Vaduzh. Golat për Maqedoninë i shënuan Nikolov në minutën 43 dhe Nestorovski në minutat 68 dhe 73.

Pas kësaj fitoreje Maqedonia renditet e parafundit në grup me tri pikë, derisa Lihtenshtajni vazhdon të mbetet i fundit pa asnjë pikë./Kosovapress/