Sport

Maqedonia me dy shqiptarë kundër Spanjës (Foto)

Igor Angelovski, trajneri i Maqedonisë, ka publikuar lisën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Spanjës, e cila luhet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Në mesin e të ftuarve janë edhe dy lojtarët shqiptarë. Fjala është për Ferhan Hasanin dhe Besart Ibraimin, shkruan Express.

Të dy lojtarët e Shkëndijës nga Tetova janë shumë të rëndësishëm për trajnerin maqedonas, madje Hasani është një titullar i padiskutueshëm edhe në përfaqësuese. /Express/