Çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoni, gjatë muajit prill janë rritur për 0,8 për qind në krahasim me marsin, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas të dhënave të publikuara, rritje ka tek grupet Ushqim për 0,1 për qind, Pije joalkoolike për 0,7 për qind dhe Bujtje për 3,1 për qind, përderisa ulje për 0,2 për qind është vërejtur në grupin Pije alkoolike.
Në krahasim me prillin e vitit të kaluar çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur për një për qind.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelerike për periudhën janar-prill në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,5 për qind, ndërkaq në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar është rritur për 0,1 për qind.