Policia e Maqedonisë ka arrestuar 13 vetë, me akuzën për trafikim të migrantëve nga Greqia dhe Serbia për në vendet perëndimore.
Pjesa më e madhe e migrantëve të përfshirë në këtë trafikim, ishin nga Pakistani dhe Afganistani, shprehen Autoritetet.
Llazo Velkovski, zyrtari i lartë i policisë, tha mbrëmë se autoritetet e rendit kanë operuar sipas një operacioni për të shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit, duke kanë bastisur disa shtëpi në Shkup dhe qytete të tjera, raporton agjencia AP.
Fletarreste janë shpallur edhe për 10 persona të tjerë të dyshuar.Gjatë bastisjeve janë konfiskuar 6 automjete, më se 27 mijë euro para të gatshme, telefona mobilë dhe një pistoletë.
Maqedonia dhe disa vende të tjera ballkanike, vitin e kaluar i kanë mbyllur kufijtë e tyre për shkak të hyrjes masive të migrantëve.