Sport

Mancini, trajner i klubit rus

Zenit St. Petersburg ka konfirmuar që Roberto Mancini do të jetë trajneri i tyre i ri.

Marrëveshja mes dy palëve është dy vjeçare.

Mircea Lucescu u largua nga klubi rus muajin e kaluar pas një sezoni jo të kënaqshëm ndërkaq Mancini së fundi kishte qenë trajner i Interit.