Sport

Mancini mund të largohet nga Zenit pas dy muajsh?

Roberto Mancini nuk është i lumtur dhe mund të largohet nga Zenit

Trajneri italian, Roberto Mancini është duke menduar që të largohet nga Zenit pas vetëm dy muajsh në krye të kësaj skuadre.

Sipas Corriere dello Sport, Mancini është duke pasur probleme në Zenit dhe arsye për këtë është mos transferimi i mbrojtësit të Valencias, Aymen Abdennour, i cili tashmë ka kaluar në Marseille.

Zenit pas tetë javëve të para është në krye të tabelës në Rusi, duke mos pësuar asnjë humbje. /Express/