Sport

Manchester United transferon Balen? (Foto)

Drejtuesit e Manchester Unitedit po planifikojnë që ta transferojnë Gareth Balen në verën e ardhshme.

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho është duke bërë planet për sezonin 2017/2016, edhe pse edicioni i ri në Premierligë sapo ka filluar.

Sipas Sunday Star, po planifikojnë që ta transferojnë Gareth Balen në verën e ardhshme, përcjell Express.

Bale është transferuar në Real Madrid nga Tottenham në verën e viti 2013, në kohen kur Mourinho u largua nga Santiago Bernabu në drejtim të Chelseas.

Kurse, edhe drejtuesit e Realit po mundohen ta mbajnë  lojtarin në skuadër, derisa tash kanë hapur bisedimet për një kontratë të re pesë-vjeçare.