Sport

Manchester United të shpenzojë 230 milion funta për Dybala dhe Milinkoviç-Saviç

‘Djajtë e Kuq’ janë të interesuar për transferimin e sulmuesit të Juventus-it, Paulo Dybala, dhe të mesfushorit të Lazio-s, Sergej Milinkoviç-Saviç.

Drejtori i përgjithshëm i Juventus-it, Beppe Marotta, ka thënë se nëse Dybala dëshiron të largohet, ‘Zonja e Vjetër’ nuk do ta ndalë atë, dhe sulmuesi argjentinas nuk ka klauzolë në kontratën e tij, shkruan KosovaPress.

Për transferimin e 23 vjeçarit, i cili ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshjet e para në Serie A këtë sezonë, United pritet të ofrojë 155 milion funta.

Ekipi i Jose Mourinho-s, ka edhe një objektiv tjetër në Serie A, dhe ai është mesfushori, Milinkoviç-Saviç, të cilin janë duke e përcjellur vazhdimisht skautët e ekipit nga ‘Old Trafford’, dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë agjenti i lojtarit.

Sipas mediave angleze, transferimi i 22 vjeçarit të Lazio-s, do t’i kushtonte 75 milionë funta, Manchester United-it. /KosovaPress/