Manchester United ofron sulmuesin belg Romelu Lukaku në shkëmbim të një sulmuesi argjentinas. Drejtuesit e “djajve” do të përdorin sulmuesin 25-vjeçar belg për ta shkëmbyer në Serinë A, ku kanë piketuar dy sulmues që në këto momente janë në mes të polemikave: Mauro Icardi e Paulo Dybala.
Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Mirror”, sipas së cilës Ole Gunnar Solskjaer nuk beson më tek Lukaku dhe synon ta largojë në fund të sezonit. Fillimisht ishte përfolur për një shkëmbim “kokë më kokë” me Paulo Dybala të Juventusit, por tashmë edhe një shkëmbim me Mauro Icardi është një hipotezë e mundshme.
Edhe ky i fundit nuk po kalon një moment të mirë te skuadra zikaltër, ndaj mund të ndodhë që të shkojë në Premier League sezonin tjetër. Kampionati anglez ofron më shumë parà dhe tërheq shumë sulmuesit argjentinas, ndaj pas Higuan një tjetër amerikano-latin mund të transferohet nga Seria A në Premier.
Mësohet se United do të ofrojë Lukaku si te Juventusi ashtu dhe tek Interi, me shpresën që të bëjë një pazar të mirë. Ndërkohë që, të tri këta futbollistë janë thuajse në të njëjtën moshë dhe ndryshimi I ambientit mund t’u bënte mirë për të ardhmen. /FaktePlus