Manchester United janë afër mbylljes së marrëveshjes me Torinon për sulmuesin, Andrea Belottin, për një shumë rreth 70 milionë funtesh.
Jose Mourinho është duke e përcjellur reprezentuesin italian që gjashtë muaj dhe dëshiron që ta ketë në ekip një sulmues të kalibrit të lartë, transmeton zeri.info
Sipas disa raportimeve në Itali, agjenti Jorge Mendes ka udhëtuar drejt Italisë për të mbyllur marrëveshjen me klubin torinez.
Belotti ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme gjatë edicionit të kaluar, duke shënuar 28 gola në 38 paraqitje për Torinon. Belotti gjithashtu ka edhe tre gola në 8 paraqitje me përfaqësuesen e Italisë. Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Belotti tashmë është njëri ndër sulmuesit më produktiv në Evropë.
Edhe Milani ka shprehur interesim për italianin./Zëri