Sport

Manchester United mposht Celta Vigon

Manchester United e ka fituar takimin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës, pasi ka mposhtur Celta Vigo me rezultat 0 – 1.

Golin e vetëm e ka shënuar Marcus Rashford (67’). Me këtë fitore United ka bërë një hap të madh drejt finales, pasi në takimin kthyes e presin Vigon në “ishull”.

Takimi tjetër i Ligës së Evropës, mes Ajax dhe Lyon, është zhvilluar mbrëmë, ku Ajax ka mposhtur Lyonin me rezultat 4 – 0, transmeton KosovaPress.